Telegrafi

Për kopjimin e iPhone, Samsung paguan 548 millionë dollarë dëmshpërblim

Kompanitë rivale kanë qenë në një betejë rreth patentave, e cila ka rezultuar me marrëveshje e cila parasheh që Samsung të paguajë më shumë se 500 milionë dollarë në emër të dëmshpërblimit ndaj Apple.

Është pohuar se Samsung ka shkelur mbi patentat e shumta të cilat Apple i kishte në pronësi për telefonin e saj të famshëm – iPhone.

Në fillim të vitit, Samsung ka paraqitur disa dokumente në gjykatën amerikane duke deklaruar se kompania dëshiron ta dërgojë çështjen përpara në Gjykatën e Lartë me një apel. Kjo pasi gjykatat kishin refuzuar ankesën e Samsung për pagesën e dëmeve të shkaktuara ndaj Apple.

Kompania e Koresë së Jugut ka konfirmuar se pagesa do të dërgohet brenda 10 ditëve nga marrja e një fature nga Apple. (Telegrafi)