Telegrafi

Për kontributin në pavarësinë e Kosovës, Haradinaj nderon me medalje ambasadorin amerikan Wisner

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit të tij në SHBA ka takuar ish-përfaqësuesin e presidentit të SHBA-së në negociatat për statusin e Kosovës, Frank Wisner.

Haradinaj, në një postim në Facebook, ka thënë se “gjithmonë kënaqësi takimi me mikun e madh të Kosovës, ambasadorin Frank Wisner”.

“Ambasadorit Wisner i dhurova medaljen ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’ për kontributin e tij të madh në pavarësimin dhe konsolidimin e shtetit tonë”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Telegrafi.

Ambasadori Frank G.Wisner ishte përfaqësues i SHBA-së në bisedimet e Vjenës për statusin e Kosovës.  /Telegrafi/