E kemi fjalën për xhinset e brendit ukrainas “Ksenia Schnaider”, vepër e disenjatores Ksenia Marchenko dhe disenjatorit grafik Anton Schnaider.
Ata në muajin shkurt kanë prezantuar koleksionin e vet në Javën e modës në Kijev, ndërkaq tani këto xhinse janë bërë hit në mesin e ndjekësve të trendit në metropolet botërore.
Xhinset janë të shqyera në gjunjë, pjesa e parë e sipërme është e gjerë, ndërkaq këmbët janë të ngushta nga gjunjët poshtë.
Thënë me pak fjalë, modeli duket si bashkim i bermudeve dhe xhinseve.
Këto xhinse janë goxha të dallueshme, andaj vajzat i kombinojnë me fanella të thjeshta.
Kushtojnë 350 euro origjinalet në shitoret zyrtare “Ksenia Schnaider”, transmeton Telegrafi.