Telegrafi

Për këtë foto, Vanessa Hudgens mund të dënohet gjashtë muaj burg (Foto)

Vanessa Hudgens është vënë nën hetim pasi ka gdhendur një zemër në një shkëmb të kuq në Arizona.

Aktorja e njohur ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, e cila tregonte një shkëmb të gërvishur me emrat e saj dhe Austin, transmeton Telegrafi.

Kjo ka bërë që autoritetet të fillojnë hetimet mbi këtë çështje, e cila paraqet dëmtim në pasuri natyrore.

Ky akt mund të dënohet deri në gjashtë muaj burgim dhe gjobë deri në 5000 dollarë./Telegrafi/.