Vanessa Hudgens është vënë nën hetim pasi ka gdhendur një zemër në një shkëmb të kuq në Arizona.
Aktorja e njohur ka publikuar në profilin e saj në Instagram një fotografi, e cila tregonte një shkëmb të gërvishur me emrat e saj dhe Austin, transmeton Telegrafi.
Kjo ka bërë që autoritetet të fillojnë hetimet mbi këtë çështje, e cila paraqet dëmtim në pasuri natyrore.
Ky akt mund të dënohet deri në gjashtë muaj burgim dhe gjobë deri në 5000 dollarë./Telegrafi/.