Telegrafi

Për këtë apartament thuhet se është më i bukuri në Instagram, frymëzon shumë yje

Apartamenti i Athena Calderone, krijuese dhe themeluese e blogut Eyeswoon, të cilin e ndjekin edhe yjet e Hollywoodit, Jennifer Aniston, Jessica Alba dhe Hilary Duff, thuhet se është më i bukuri në Instagram

Banesa e saj është zbukuruar në mënyrë moderne dhe është e qartë se Athena është adhuruese e minimalizmit dhe e detajeve të pazakonta., transmeton Telegrafi.

Pos që apartamenti është i rregulluar në tone të shndritshme, hapësirat janë ndarë me xham, gjë që ofron ndjenjën e transparencës.

Mobiliet kryesisht janë të bardha, bezhë dhe në tone të zeza, posaçërisht dhoma e ngrënies është veçanërisht interesante.

Mbi tryezën e stilit rural gjenden skulptura moderne dhe një llambadar i pazakontë.

Ajo nuk dëshironte elemente të varura në kuzhinë, por vendosi vetëm një raft në të cilin ka ekspozuar pjata dhe piktura.

/Telegrafi/