Verën që lamë pas e kanë përshkuar minifundet dhe pantallonat e shkurta, prandaj pse të mos e përfundojmë vitin në këtë ritëm. Nëse planifikoni që në raste të caktuara të vishni fund ose fustan, atëherë duhet të bëni gjithçka që të shkëlqeni.
Krem për vetënxirrje
Të gjithë e dimë mirë se teni i nxirë mbulon mangësitë. Në mënyrë që ta ruani ngjyrën të cilën me mund të madh e keni fituar gjatë verës, freskojeni atë me krem, losion ose qumësht për vetënxirrje. Kjo do të mbulojë edhe shenjat më të vogla dhe do të theksojë tonusin muskulor që është aduti kryesor i këmbëve të bukura.
Vezullues për trup
Është e pabesueshme se si grimcat e vogla vezulluese mund të nxjerrin vetëm më të mirën nga këmbët tuaja. Vendosni krem ose losion në pjesën e përparme të këmbës. E vetmja që duhet t’i kushtoni vëmendje është që të zgjidhni produktin që do të qëndrojë në lëkurë dhe jo në tesha, sidomos nëse planifikoni të vishni diçka të bardhë.
Rroja
Edhe pse depilimi është më i preferuar te femrat, mos e nënvleftësoni fuqinë e briskut të rrojës. Rroja e freskët këmbëve të lëmuara u jep efekt të posaçëm. Nëse planifikoni të paraqiteni në një eveniment solemn, në vend të depilimit zgjidheni briskun. Qitni shkumë hidratuese ose xhel për dush, briskun lageni mirë me vaj ulliri, ndërsa qimet pritni në drejtim të kundërt me kahun e rritjes.
Take ngjyrë pudre
Taket klasike me ngjyrë pudre kanë qenë hit këtë vit. Përveçse ngjyra neutrale dhe e butë do ta lë që në pah të dalin këmbët tuaja, takja e lartë do t’i zbukurojë edhe më shumë vizualisht.
Çorapë najloni
Edhe pse shumica e femrave i shmangin, çorapet e duhura të najlonit mund të bëjnë mrekulli. Këtë trend e kanë ripopullarizuar Kate dhe Pippa Middleton, dhe është mënyrë e shkëlqyer për të mbuluar mangësitë në këmbët tuaja. Zgjidhni ato të holla me pakëz shkëlqim, ndërsa që të mos dukeni si gjyshe, shmangni ngjyrat shumë të çelëta dhe shumë të mbyllëta, dhe zgjidhni nuancën e cila është një ose dy tone më e errët se ngjyra natyrore e lëkurës suaj.
/Telegrafi/