Site icon Telegrafi

Për katër vite duroi dhimbjet e mëdha në bark, ultrazëri ia zbuloi bisturin që i kishte mbetur gjatë operacionit që e kreu në 4 vite më parë (Foto)

Pas dhimbjeve të mëdha në bark që i kishte pasur për shumë vite, veterani i ushtrisë amerikane ka zbuluar se në bark i kishte mbetur një bisturi gjatë operacionit që i është nënshtruar në spitalin ushtarak në Konektikat.

Glendford Tarner, kishte vendosur që gjatë javës së kaluar ta padis spitalin në të cilin ishte operuar gjatë vitit 2013, transmeton Telegrafi.

Kështu katër vite pas operacionit, ka shkuar sërish në spitalin ku ishte operuar dhe është ankuar për dhimbje të mëdha në bark.

Dhe pasi që ka bërë ultrazërin, mjekët kanë pasur çfarë të shohin. Aty ata ia kumtuan lajmin se duhet t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrje tjetër kirurgjike, për t’ia nxjerr nga barku bisturin që i kishte mbetur në bark para 4 viteve.

Avokati i tij Joel Fakson e ka cilësuar rastin e tij si “të pakuptueshëm dhe aspak profesional”, duke akuzuar mjekët për neglizhencë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version