Telegrafi

Për katër orë me radhë, hodhi tjegulla nga kulmi i burrit që e braktisi (Video)

Gruaja që mbetet e paemëruar, është ndarë nga burri saj para një kohe, por kur ai ka aplikuar për shkurorëzim, ajo i ka shkuar në shtëpi.

Pas një zënke që kanë pasur, ata nuk kanë arritur ujdi dhe ka dështuar plani saj që të bëhet bashkë me burrin, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, 25-vjeçarja i ka thyer xhamat, pajisjet elektrike, orenditë dhe më pas e ka dëmtuar kulmin, duke dalë në pjesën e jashtme.

Për katër orë, ajo ka hedhur tjegulla, duke shqetësuar banorët dhe kalimtarët e rastit.

Në videon e siguruar nga Mail Online, shihet se atë e kapin dhe e largojnë shtëpia.

Nuk bëhet e ditur, se ku është dërguar ajo, apo nëse do të dërgohet para drejtësisë, për këtë thyerjet dhe demolimet që ka bërë. /Telegrafi/