Telegrafi

Për katër muaj mbyllin 274 njësi të lojërave të fatit

Një aksion i tillë është ndërmarrë si rezultat i një bashkëpunimi në mes ATK-së, Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Komunal me të vetmin qëllim, zbatimin e plotë të për Lojërat e Fatit.

“Si rezultat i këtij aksioni është realizuar mbyllja e 90 njësive të Lojërave të Fatit, në Regjionin e Prishtinës dhe Mitrovicës si dhe janë ndëshkuar në vlerë 30 mijë e 750 euro, si rezultat i mosrespektimit të ligjit për Lojërat e Fatit”, thuhet në njoftimin e ATK-së për media.

Ndërsa, në tërë territorin e Kosovë, nga 1 shkurti e deri më 3 qershor, janë realizuar 727 vizita dhe janë mbyllur 274 njësi të lojërave të fatit. /Telegrafi/