Telegrafi

Për katër ditë, sirianit i bëhet një “gungë” e madhe në nofull, befasohet edhe mjeku që e operoi (Foto,+16)

Ky është momenti krejtësisht trishtues kur një kirurg sirian hap duke prerë një absces të madh në nofullën e një njeriu.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për dr. Osama Makkia, i cili kishte shpenzuar rreth 20 minuta kohë për të prerë pjesë nga e cila nxori qelbin, i cili kishte krijuar në nofullën e pacientit të tij.

Duke pranuar se ishte një nga më të mëdhatë që ka parë ndonjëherë, ai beson se kjo është shkaktuar nga varfëria dhe sëmundjet e gojës.

Thuhet se “mbledhja e qelbit” kishte filluar katër ditë më parë, por ajo ishte rritur me një ritëm të shpejtë.

Dhe pas heqjes së saj, pacienti kishte qëndruar tri ditë në spital.

Sipas dr. Osama, nëse kjo nuk do të largohej, do të rritej shumë më shumë. /Telegrafi/