Jon Tarifa është një ndër këngëtarët që po krijon karrierë jashtë trojeve shqiptare.
Me këngët e veçanta dhe ritme të bukura ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes edhe të disa mediave holandeze, aty ku është stacionuar Tarifa.
Për këtë të fundit ia ka ndarë disa minuta një prej televizioneve me më ndikim në Holandë, RTL 4, transmeton Telegrafi.
Në emisionin ‘Boulevard’, i cili i kushtohet ngjarjeve botërore kulturore është folur edhe Tarifën.
Ndryshe, këngëtari shqiptar javë më parë publikoi këngën më të re në gjuhën angleze “Don’t Go”, i cili deri më tani ka marrë rreth tetë mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/