Telegrafi

Për ish-ushtarët e UÇK-së aktakuza ndaj Thaçit e Veselit lidhet me vizitën Presidentit në Shtëpinë e Bardhë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka protestuar sot në shenjë kundërshtimi ndaj propozim-aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Kryetar i Organizatës se Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, gjatë protestës së veteranëve ka thënë se ka thënë se Gjykata Speciale është e papranueshme e njëanshme dhe e dyshimtë.

“Ju që keni ardhur këtu duke rrezikuar edhe jetën tuaj, për të kundërshtuar një padrejtësi të madhe që po i bëhet UÇK-së, veteran, invalid, familjar të dëshmorëve. Jemi mbledhur për t’i kundërshtuar akuzat e padrejta që po i bëhen UÇK-së tash e 20 vite me radhë….Veprimi i prokurorit është i pa drejtë, kjo Gjykatë është e pa pranueshme e një anshme dhe e dyshimtë”, tha ai.

Për dy nga protestuesit në Prishtinë, aktakuza është bërë për ta penguar procesin e dialogut me Serbinë.

“Situata është në favor të Serbisë pasi u bë padi ndaj Presidentit i cili në atë kohë do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë në SHBA për bisedime”, deklaroi për RTV Dukagjinin  ish-ushtarja e UÇK-së Rabije Ajeti.

“Për të penguar dialogun iu kanë bërë aktakuza të pabazuara [Thaçit e Veselit]”, deklaroi ish-ushtari Lulzim Kershelli, përcjell Telegrafi.

Pos kryeqytetit protesta janë mbajtur edhe në komunat tjera, ku në respektim të situatës pandemike janë grumbulluar jo më shumë se 99 veteranë./RTV Dukagjini/Telegrafi/