Telegrafi

Për Iniestan, Valdes është portieri më i mirë në botë

Është njoftuar se portieri spanjoll nuk do ta vazhdojë kontratën me Blaugranët.

“Është një vendim personal. Si lojtar, nuk dua ta humbim Victorin, sepse është portieri më i mirë në botë për mua”.

“Si person, e respektoj dhe e mbështes vendimin e tij, megjithatë secili është shef i jetës së vet”, u ka thënë 28-vjeçari gazetarëve. /Telegrafi/