Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka folur për incidentin që kishte më deputeten Ganimete Musliu, e cila ka ngritur padi ndaj Pecit për shpifje.
Peci ka thënë se kush e ka “mizën nën kapuç” reagon.
“Është absurde edhe të sulmosh dikë edhe të paraqitesh si viktimë, xhirimet ekzistojnë krejt historia e mbarëvajtjes së komisionit në të cilin raportoja janë xhirimet, dhe filmimet dhe besoj që edhe qytetarët e kanë dhanë një lloj gjykimi se kush ishte viktima, dhe kush ishte sulmuesi në krejt këtë zhvillim”, tha Peci në Kanal 10.
Peci tha se nuk e ka akuzuar direkt Musliun, por kush e ka mizën nën kapuç reagon.
Po ashtu, Peci folur përsëri për ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.
Ai ka thënë se Mustafës i ka mbet ‘zhig’ të bëhet president i Kosovës.
“Ne asnjëherë nuk jemi ata që i ngrisim këto tema dhe këto polemika, disa herë ka ndodh që Mustafa qoftë përmes prononcimit, apo intervistave sikur i ka disa ‘zhig’ që i kanë mbet sa ka qenë pjesë e drejtimit të LDK-së, mes tyre mendoj se Isa Mustafa nuk është model i politikanit qoft në aspektin e udhëheqjes së institucioni qoftë në aspektin partiak që mund me nda diçka për shoqërinë ose njerëzit që kanë përgjegjësi institucionale.
Peci po ashtu ka thënë se Mustafa e kishte ëndërr të bëhej president i Kosovës, dhe për këtë ambicie po merret me presidentën Osmani tani.