Telegrafi

Për inati të Erdoganit, turqit në mure po shkruajnë “kodet” – “8.8.8.8” dhe “8.8.4.4.”: Ky është kuptimi i tyre!

Qeveria turke mund të përpiqet që mbyll rrjetin social Twitter, por kjo nuk po ju del punë e lehtë.

Teksa në ora 11:30 të mbrëmjes së të enjtes Qeveria turke zyrtarisht bllokuar 33 milionë përdorues të internetit nga Twitteri, turqit e zgjuar e gjetën një metodë të lehtë për t’ju kundërvënë politikave të presidentit të tyre, Recep Tayyip Erdogan, transmeton Telegrafi.

Kështu, nëpër mure të Turqisë po dalin grafitet me shifrat 8.8.8.8. and 8.8.4.4. – që janë të DNS-së të Google, që mund të përdoren për t’u lidhur në Twitter. Dhe, metoda pati sukses.

“Qytetarët po dinë ta përdorin teknologjinë”, ka shkruar Serhatcan Yurdam, bloger nga Stambolli. “Secili po e mëson tjetrin për ta ndryshuar DNS-në, si të përdorin VPN-në… dhe po i kapin lehtë këto, sepse njerëzit po dërgojnë ‘cicërima’”. /Telegrafi/