Site icon Telegrafi

Për inati nuk largohet

“As vetë nuk e di pse nuk luaj gjatë gjithë kësaj periudhe. Nuk më është dhënë asnjë shpjegim. Por, unë mbaj inat në vete dhe andaj po qëndroj në klub. Është folur shumë për mua dhe një largim timin, por nuk ka asnjë vendim as nga unë, as nga skuadra. Vetëm fjalë nga rruga. Klubi vetë më ka thënë të kem durim, ndonëse unë ende nuk po e shijoj asnjë minutë në lojë. Marrëdhënia me trajnerin? Nuk është më e mira”, ka deklaruar Ljuca për Arenën.

Ndryshe, Ljuca thotë se gjenda në taborin ‘verdhezi’ për momentin nuk është aspak e mirë. “Përgjithësisht gjendja në klub është e keqe. Si për mua, ashtu edhe për të tjerët”, shtoi Ljuca për gazetën.

Përderisa situata e Ljucës mbetet e paqartë, ju përkujtojmë se rishtazi nga klubi pejan u larguan edhe Mirza Ahmetbasic e Vedran Morovic. /Telegrafi/ 

Exit mobile version