Telegrafi

Për inati, “Buraku” nuk e fton në dasmë “Nihanin”

Bota e shobizit turk po pritet të ketë një nga dasmat më të bujshme të këtij viti.

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen do të kurorëzojnë romancën e tyre me një dasmë.

Por çifti nuk ka preferuar të ftojë në dasmë, partneren e Burakut në serialin ‘Kara Sevda’, ‘Nihanin’.

Buraku dhe Fahriye Evcen nuk kanë marrë pjesë po ashtu në dasmën e Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu, me arsyetimin se ata ishin jashtë vendit në atë kohë.

Theksojmë se dasma që pritet të jetë madhështore do të mbahet me 29 qershor. /Telegrafi/

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen