Në mënyrë të detyrueshme do të testohen për COVID-19 udhëtarët nga Maqedonia e Veriut gjatë hyrjes në Greqi, nëse udhëtojnë vetëm me test PCR, kurse nuk kanë certifikatë vaksinimi ose vërtetim se e kanë kaluar virusin. Testimi i detyrueshëm për hyrje në Greqi vlen për 16 vende, mes të cilëve edhe për RMV-në, kurse rezultati negativ do të jetë parakusht për hyrje në Greqi.
Masa plotësuese është kycur me vendimin më të ri të Qeverisë greke, kurse është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe vlen nga ora 06.00 e mëngjesit.
Lidhur me dokumentet e domosdoshme për hyrje në Greqi që lidhen me COVID-19 nuk ka ndryshime dhe njëjtë sikurse edhe gjatë tre muajve të kaluara për udhëtim në vendin fqinj duhet certifikata e vaksinimit ose test negativ PCR ose vërtetim se e keni kaluar covidin, së bashku me formularin PLF.
Testimi i detyrueshëm nuk vlen për udhëtarët që kanë certifikatë valide për vaksinim – 14 ditë nga doza e dytë ose vërtetim se e kani kaluar sëmundjen në gjahstë muajt e kaluar.
Obligimet konkrete për udhëtim vlejnë për personat që kanë të mbushur 12 vjet.