Site icon Telegrafi

Për hyrje në Serbi duhet test PCR ose karantinë, masa të reja nga nesër

Epidemiologu serb Branislav Tiodoroviq njoftoi se Shtabi i Krizave do të miratojë masa të reja nesër, duke përfshirë test PCR që do të jetë i detyrueshëm për këdo që hyn në Serbi.

Testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 48 orë. Ata që nuk kanë test PCR do të duhet të futen në karantinë për 10 ditë, tha Tiodoroviq RTS.

“Ne e prisnim stabilizimin deri më tani, por nuk ndodhi. Ne kemi ngecje, kështu që nesër do të miratojmë masa të reja, të cilat do të jenë më efektive”, tha epidemiologu Tiodoroviq në një deklaratë për RTS./Telegrafi/

Exit mobile version