Komuniteti shqiptaro-amerikan në Amerikë, nesër organizon protestë paqësore në New York dhe Washington DC, me kërkesë për lirimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përkrahjen për lirimin e menjëhershëm të Haradinajt, komuniteti shqiptaro-amerikan do ta kërkoj në dy qytetet amerikanë, dhe për këtë kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve në Amerikë që t’u bashkohen në daljen e së hënës.
Protestat paqësore në New York dhe Washington DC nisin nga ora 11:00. Informatat e tjera gjeni në foton e mëposhtme.