Site icon Telegrafi

Për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem reagon edhe ish-kryeministri turk, Ahmet Davutoglu

Një reagim i radhës rreth hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem ka ardhur edhe nga Ahmet Davutoglu, që tash drejton partinë opozitare “Gelecek Partisi”.

Gjatë një kongresi të partisë, Davutoglu, e ka cilësuar hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem si një lajm të hidhur.

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Rexhep Erdogan dhe ish-kryeministri i Turqisë, ka kujtuar se si Turqia i ka ofruar ndihmë të jashtëzakonshme Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Kosova u bë vendi i parë mysliman që njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe hapi një zyrë përfaqësimi atje…”, ka thënë ndër tjerash ai.

Ndryshe, ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të dielën se është hapur edhe zyrtarisht ambasada e Kosovës në Izrael me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington, të nënshkruar në shtator të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Exit mobile version