Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, shpesh në rrjete sociale merr vëmendje me postimet që bën.
Meqë jemi në prag të Halloweenit, ajo ka rikthyer një nga dukjet ikonike të modeles britanike, Kate Moss.
Biondja ka vendosur që për këtë Halloween të shfaqet si ylli i IMG Models që bëri këtë paraqitje për revistën Playboy në vitin 2014.
Kate kishte të veshur një kostum të zi me disa elemente të bardha, ndërsa artistja shqiptare zgjodhi të njëjtin të kthyer në rozë.
“Rikrijim i kësaj ikone”, ka shkruar Istrefi.
Krahas Erës, një numër i personazheve të famshëm kanë zbuluar dukjet e personazhet që kanë realizuar për këtë festë.
Së fundmi ishte prezantuesja Bora Zemani, e cila u fut në personazhin e Elvira Hancock nga drama “Scarface”. /Telegrafi/