Telegrafi

Për Halloween, Ava Max sjell klipin e ri “Freaking Me Out”

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor.

“Freaking Me Out”, e cila është një këngë e lehtë e zhanrit RnB.

Kjo këngë është vizualizuar edhe me klip, i cili tashmë gjendet i disponueshëm në kanalin YouTube.

Në klip, Ava Max vjen mjaft tërheqëse me disa skena atraktive të realizuara në det, të cilat i përshtaten stilit të këngës.

Ava Max me skena atraktive në klipin e ri “Freaking Me Out” (Foto: Ava Max/YouTube)

Ky projekt muzikor i pason bashkëpunimit shumë të suksesshëm “Slow Dance”, në bashkëpunim me AJ Mitchell, që u prit mirë nga publiku.

Shqiptarja me prejardhje nga Saranda ka shënuar suksese të shumta këtë vit, teksa është nominuar për çmime në disa nga ngjarjet vjetore më të mëdha të muzikës si MTV Video Music Awards, MTV EMA, etj. /Telegrafi/

Ava Max (Foto: Kristy Sparow/Getty Images/Guliver)