Site icon Telegrafi

Për gjysmë ore nuk mundi ta heqë këpucën nga këmba (Foto)

Një grua nga Fife e Skocisë, ka shkuar në një dyqan për të blerë këpucë.

Caroline Buchanan ka zgjedhur një palë të zeza me takë, dhe e ka mbathur.

Por, kur 40-vjeçarja ka dashur ta heqë nga këmba e djathtë, ka qenë e pa mundur, transmeton Telegrafi.

Carolinës i ka dalë në ndihmë vajza saj, si dhe disa punonjës të dyqanit, mirëpo pa sukses.

Asaj i janë ofruar një palë gërshërë, me të cilat e ka prerë këpucën, dhe e ka nxjerrë këmbën.

“Ishte një moment i turpshëm, të gjithë qeshnin, ndërsa unë përpiqesha të zbathesha. Dikush tha të kërkohej ndihma e zjarrfikësve”, ka shpjeguar ajo, pasi i ka vënë fotografitë në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version