Në të njëjtën kohë, është legale të lëvizet edhe nëpër rrugë
Modifikuesit e makinave, janë të uritur që t’i shtojnë fuqitë modeleve të shpejta, transmeton Telegrafi. Në këtë rast, Underground Racer i ka tejkaluar pritjet dhe limitet e një Lamborghini Huracan. Sikur të mos mjaftonin 602 kuajfuqi që i prodhon kjo makinë, përmes motorit origjinal me 5.2-litra V10, është modifikuar që të lëvizë me 3,500 kuajfuqi.
Po që se posedoni një Huracan dhe 200 mijë euro për t’i shpenzuar, atëherë mund të keni edhe ju një Lamborghini legal për rrugë, që është më i shpejtë se Bugatti Chiron. Videoja e postuar më poshtë, e tregon këtë makinë të fuqishme, krahas shumë super-makinave tjera, por që i tejkaloi duke arritur shpejtësinë prej 370 kilometrave në orë, brenda gjysmë milje. /Telegrafi/