Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon të funksionojë në gjashtë pozita udhëheqëse me ushtrues detyre që nga viti 2013.
Kurse, sipas ligjit për Shërbimin Civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të punojë më shumë se tre muaj.
Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015, ku theksohet se KQZ-ja ka zbatuar në tërësi vetëm një numër të vogël të rekomandimeve që i ka dhënë Auditori i Përgjithshëm në vitin 2015.
KQZ-ja gjithashtu nuk ka krijuar procedura formale dhe të dokumentuara të identifikimit, e si rrjedhojë e kësaj mungon një regjistër konkret i rreziqeve.
Raporti i Auditorit të Përgjithshëm tregon edhe për mangësi në menaxhimin e kontratave në KQZ, e edhe për gjashtë pozita udhëheqëse, të cilat vazhdojnë të mbahen nga ushtrues detyre që nga viti 2013.