Telegrafi

Për gjashtë muaj u kryen 4,379 lindje, 200 më shumë se për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

Foto: Ilustrim

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës bën të ditur se në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në gjashtë muajt e parë të vitit 2022, u kryen 4 mijë e 379 lindje, 200 më shumë se sa në vitin e kaluar për të njëjtën periudhë kohore.

SHSKUK njofton se në 1 mijë e 623 raste lindjet u kryen me intervenim kirurgjik.

Nga numri i përgjithshëm i lindjeve, 2 mijë e 344 foshnje janë meshkuj dhe 2 mijë e 160 foshnje tjera janë femra.

Sipas raportit të punës për periudhën janar- qershor, u regjistruan 111 lindje me binjakë dhe 7 lindje me trinjakë. /Telegrafi/