Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, numri i civilëve të vrarë në luftën e gjatë në Afganistan arriti një shifër rekord në gjashtë muajt e parë të këtij viti.
OKB thotë se 1,692 viktima u regjistruan dhe shkaqet kryesore të vdekjeve janë sulmet militante dhe sulmet kamikaze.
Sulmet e fundit të pretenduara nga militantët e grupit të talebanëve dhe të IS kanë vrarë goditur shifra të larta në të gjithë vendin.
Raporti thotë se numri i vdekjeve të regjistruara u rrit me 1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri i madh i vdekjeve erdhi pavarësisht armëpushimit të vendosur nga forcat afgane të sigurisë dhe talebanët muajin e kaluar, e cila u respektua kryesisht nga të dyja palët. /Telegrafi/