Telegrafi

Për gjashtë muaj mblidhen 420 mln euro

Sipas zëvendësministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza për këtë periudhë ka rritje të të hyrave në raport me vitin paraprak.

Të hyrat gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2009 janë 420 milionë euro dhe paraqesin 44 për qind të të hyrave të gjithëmbarshme të planifikuara.

Sipas strukturës të hyrat nga doganat janë 271 milion, nga Administrata Tatimore e Kosovës 97 milionë, të hyrat vetanake të komunave janë 20 milionë euro. /Telegrafi/