Në gjysmën e parë të viti 2018 në Kumanovë kanë ndodhur 274 aksidente komunikacioni ku dy persona kanë humbur jetën, 17 persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, 127 persona janë lënduar, ndërsa në këtë numër të aksidenteve ka pasur edhe dëme materiale, informojnë nga MPB-ja.
Në total, informojnë nga MPB janë lënduar 216 persona ku 19 prej tyre kanë pasur lëndime të rënda trupore, nga këto gjashtë kanë qenë këmbësorë, një çiklist dhe një vozitës i motoçikletës, katër vozitës, gjashtë udhëtarë dhe një tjetër pjesëmarrës në komunikacion. 197 personat tjerët të mbetur kanë marrë lëndime trupore, nga ku 27 kanë qenë këmbësorë, shtatë persona kanë qenë çiklistë, 20 vozitës me motoçikletë, 68 vozitës, 73 bashkudhëtarë me automjet dhe dy persona pjesëmarrës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Arsye kryesore për aksidentet në komunikacion në 59 raste ka qenë e drejta në përparësi, në 31 raste ana e lëvizjes, 20 për shkak të distancës së afërt, 13 aksidente kanë ndodhur për shkak të tejkalimit, 8 aksidente kadë ndodhur shkaku i vozitjes së shpejtë dhe në gjashtë raste alkooli ka qenë arsye për aksidentet rrugore.
SPB Kumanovë në pjesën e parë të këtij viti, ka kryer 69 aksione të kontrolle republikane, 30 lokale dhe 391 aksione kontrolle të përforcuara duke dhënë 1.107 gjoba./Telegrafi/