A e keni menduar ndonjëherë se si do të ishte të kishit aq shumë para sa të mund të shpenzonit mijëra – apo edhe më shumë se 1 milion dollarë – aq lehtë sa mesatarja e qytetarëve amerikanë shpenzon një dollar për një karamele?
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kështu duhet të jetë për Bill Gates. Me pasurinë e tij neto prej 131 miliardë dollarësh, shpenzimi i 1.08 milion dollarësh është i krahasueshëm me dikë tjetër që shpenzon 1 dollar. Në fakt, Gates mund të shpenzojë 1 milion dollarë në ditë për 350 vitet e ardhshme dhe prapëseprapë nuk do të mbetet pa para.
Sigurisht, Gates nuk është i vetmi. Themeluesi i Microsoft është personi i katërt më i pasur në SHBA pas themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, themeluesit të Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, dhe themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg, sipas listës së miliarderëve në kohë reale të Forbes.
Rezerva Federale thekson se familja mesatare amerikane ka një pasuri neto prej 121,700 dollarë. Ndani pasurinë neto të Bezos prej 211.4 miliardë dollarë, bazuar në të dhënat e Forbes, me atë numër edhe Bezos mund të shpenzojë 1.7 milion dollar aq lehtë sa një amerikan mesatar mund të shpenzojë 1 dollar. Për Musk, 1.3 milion dollar janë ekuivalent me 1 dollar. /Telegrafi/