Site icon Telegrafi

Për fushatën e referendumit tash për tash të sigurt janë vetëm deputetët e shumicës parlamentare

Shtatëdhjetë deputetë me siguri do të jena pjesë e fushatës publike për referendumin e 30 shtatorit. Kuvendi njoftoi se, fushatën do ta udhëheq përmes blerjes së hapësirës mediale, marrje pjesë në emisione debative, media të shkruara dhe internet portale.

Është e sigurt se në fushatën do të përfshihen deputetët e LSDM-së, partnerët e tyre të koalicionit, ndërsa përkrahja për referendumin dhe përfshirje në fushatë në deklaratë për media njoftuan edhe deputetët e Lëvizjes BESA, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Hristijan Mickoski dje përmes rrjetit social “Facebook” deklaroi se do të kërkojë nga grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së që pjesa e 80 milionë denarëve për fushatë të jepet për ndërtimin e një shkolle të mesme në Tetovë. Tash për tash nuk dihet se si deputetët e OBRM-PDUKM-së do të përgjigjen në kërkesën e tij duke marrë parasysh tashmë qëndrimin bojkotues të deputetit Antonio Milloshoski dhe Ivan Stoilkoviq.

Edhe pse secilën ditë kërkohet nga ai që të thotë qëndrimin e partisë për referendumin, Mickoski përsëri edhe këtë fundjave asgjë nuk deklaroi, duke thënë se 10 shtatori është afati kur ai dhe partia e tij do ta deklarojnë qëndrimin e tyre. Ai shkroi vetëm se partia e tij është kundër marrëveshjes me Greqinë dhe se ata do të shkojnë deri në derë të sqarojnë qëndrimin e tyre.

Të premten, deputeti Milloshoski me letër kërkoi nga Kryetari i Kuvendit para për fushatën për bojkot të referendumit, si deputet i parë i opozitës me qëndrim të qartë për referendumin. Si përgjigje ndaj kërkesës së tij, Kuvendi tha se udhëheqja e fushatës publike nuk nënkupton se Kuvendi, si propozues, do të ndajë mjete për secilin deputet nga 120 deputetët dhe për udhëheqjen e tyre në fushatën e referendumin në nivel shtetëror.

Nuk është i ditur qëndrimi i deputetëve të Aleancës për Shqiptarët, përderisa PDSH-ja pritet që të përfshihet në fushatë.

Kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi, të enjten e kaluar kërkoi raportim nga grupet parlamentare dhe deri tek deputetët që nuk janë të organizuar në grupe parlamentare, që në afat prej 3 ditësh ta njoftojnë se a do të marrin pjesën në fushatën për referendum dhe se cili do të jetë qëndrimi i tyre në pyetjen e referendumi “për” ose “kundër”./Telegrafi/

Exit mobile version