Gjatë fundjavës përmes vendkalimit kufitar “Bllatë” në kufirin e Maqedonisë dhe të Shqipërisë kufiri në Dibër, kanë kaluar rreth 2.600 udhëtarë, që paraqet numër rekord gjatë periudhës së kaluar të këtij viti.
“Gjatë fundjavës përmes vendkalimit “Bllatë” hyrje-dalje kanë realizuar 2.591 udhëtarë me 985 automjete. Sa i takon frekuentimit këtë muaj, numri i udhëtarëve prej të cilëve të parët deri më 23 gusht kanë kaluar përmes vendkalimit është 33.304 udhëtarë dhe 15.223 automjete”, deklaroi për MIA-n, Stefan Dimoski zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme nga Ohri.
Sipas statistikës së viteve të kaluara, këtë gusht është regjistruar frekuentim më i vogël, para së gjithash për shkak të pandemisë me Kovid-19.
Viteve të kaluara ditëve të zakonshme kufirin e kanë kaluar mbi 2.500 udhëtarë, ndërsa për fundjavë edhe rreth katër mijë.
Shtetasit e Maqedonisë në Shqipëri udhëtojnë zakonisht për pushim në bregdetin shqiptar, para së gjithash në Shën Gjin, ku klima është identike me atë të qytetit e Ulqinit.
Për shkak të afërsisë dibranët shkojnë në Peshkopi dhe Maqellarë për të bërë pazare, siç e bëjnë këtë në pjesë të madhe edhe banorët e vendbanimeve kufitare shqiptare të cilët më të numërt janë të shtunave kur në Dibër është ditë pazari.
Me ndërtimin e autostradës “Rruga e Arbrit” pritet frekuentimi në vendkalimin “Bllatë” të rritet për disafish, pasi largësia nga Dibra në Tiranë në vend se 180 kilometra sa është aktualisht do të jetë 72 kilometra.