Disa biznese nga Kosova kanë marr pjesë në panairin “Summer Fancy Food Show” në New York në fund të muajit qershor. Përfaqësuesit e bizneseve pjesëmarrëse e kanë vlerësuar si tepër të rëndësishme pjesëmarrjen në këtë panair. Sipas tyre rëndësia është për shkak të përvojave që kanë përfituar nga atje, e po ashtu edhe kontaktet që kanë krijuar, për eksportimin e produkteve të tyre në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
Njëri ndër pjesëmarrësit ka qnë edhe Lulzim Mustafa, menaxher i shitjes në kompaninë “Fluidi”. Ai ka treguar për Telegrafin se pjesëmarrja në panairin “Summer Fancy Food Show” në New York ka qenë tepër e rëndësishme, e cila do tu ndihmojë shumë në veprimtarinë e tyre.
Ai tha se pjesëmarrja atje duhet të jetë e përvitshme. “Jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e në panairin e New Yorkut. Kemi krijuar kontakte të shumta dhe jemi në fazën e dërgimit të ofertave. Ka qenë ngjarje e rëndësishme meqenëse për herë të parë produktet nga Kosova janë prezantuar atje”, tha Mustafa.
Sipas tij, ka dallime të mëdha me Kosovën, sa i përket organizmit të panaireve dhe marketingut në përgjithësi.
Menaxheri i Shitjes në kompaninë “Fluidi” Lulzim Mustafa, potencoi për Telegrafin, se rëndësia e panairit për bizneset nga Kosova ka qenë e rëndësishme për shkak të shkëmbimit të përvojave me bizneset nga vende të ndryshme të botës.
Ndryshe, shkuarjen bizneseve nga Kosova në New York është mundësuar nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK), derisa bizneset pjesëmarrëse kanë qenë Fluidi, Liri, Frutomania, Pestova, Korporata Rugove dhe Fungo. /Telegrafi/