Telegrafi

Për festat e fundvitit Shoqata “Peja” nga New Yorku gëzon 350 familje në nevojë

Në prag të festës së fundvitit, sot në Pejë ka filluar shpërndarja e 350 pakove ushqimore dhe miell, të cilat janë mbledhur me iniciativën e Shoqatës “Peja” në New York.

Shpërndarja e pakove për familjet në nevojë për qytetin e Pejës me rrethinë është bërë me ndihmën e Shoqatës “Bereqeti” dega në Pejë, e cila i ka dërguar ato tek familjet që janë raste sociale.

Bashkatdhetarët e komunitetit shqiptar në Amerikë, për këtë iniciativë kanë kontribuar me mjete në shumë prej 15, 350 dollarë, shumica prej tyre janë kontribuues të rregullt në të gjitha inciativt  e Shoqatës “Peja”.

Përfaqësuesit e Shoqatës “Peja” në New York  falënderuan të gjithë anëtarët dhe miqtë e kësaj shoqate për kontributin e dhënë në këtë iniciativë humanitare.

Ndërkohë, duhet theksuar se ndjenja e solidaritetit, humanizimit, ndihmës dhe atdhedashurisë për vendlindjen, nuk ka munguar asnjëherë nga Shoqata humanitare “Peja” nga New York-u.

Kjo shoqatë  ua uron të gjithë shqiptarëve Vitin e Ri 2023, me dëshirat që të jetë një vit i mbarë për të gjithë./Telegrafi/