Telegrafi

Për festat e fundvitit ndërtuan strukturën me kube të gjatë 2.5 metra (Foto)

Mike Addis dhe Catherine Weightman nga Cambridgeshire e Anglisë, kanë ndërtuar për 25 vite me radhë, punime të ndryshme nga kubet që t’i argëtojnë fëmijët për festat e fundvitit.

Megjithëse fëmijët janë rritur, 59-vjeçari dhe gruaja tij pesë vite më e re, nuk e anashkaluan këtë traditë, duke kombinuar rreth 450 mijë pjesë, në ndërtimin e strukturës së lartë 2.5 metra, transmeton Telegrafi.

Brenda ndërtesës prej pesë katesh, janë 15 dhoma të dekoruara me bredh dhe stoli të shumta.

Më poshtë mund të shihni punimet e tyre ndër vite, që iu kanë kushtuar hiq më pak se 50 mijë euro. /Telegrafi/