Telegrafi

Për femrat mbi të tridhjetat

Femrat në këtë moshë janë femra në karrierë, kanë një punë që i siguron të ardhurat e nevojshme për të blerë veshje të firmuara me stil tepër të sofistikuar.

Zgjidhni një fustan ose sarafan me dekolte jo shumë të ekzagjeruar e që mbyllet me një fjongo në mes. Zgjidhni ngjyrat rozë antike, pan a, blu marinë, gri, të cilat duhet të jenë herë në tonalitete të shuara e herë të ngrohta.

Sipër fustanit ose sarafanit, mund të vishni edhe një bluzë akriliku të shkurtër, që zbulon pjesërisht edhe linjat trupore. Bluzën e sipërme mbajeni me kopsa zbërthyer. Kështu krijohet një lojë joshjeje që nxit fantazi në, sepse lejon të duken format trupore.

Kjo është padyshim mosha që lejon takat e holla dhe të larta. /Telegrafi/