Mango edhe një herë u tregua që moda dhe trendët nuk janë të dedikuara vetëm për vajza me shtat të hollë.
Mango sjell një sërë fustanesh ditore në ngjyra më të kërkuara të sezonit, nga tonet në trend ngjyrë të gështenjtë dhe burgundi deri te e kuqja dhe e gjelbra – dhe gjithsesi në ngjyrën e zezë të pakontestueshme.
Në fushatën reklamuese, tre plus size të modeleve – Stella Duval, Key Sime dhe Georgia Pratt – prezantojnë pjesët e reja të veshjeve nga koleksioni i vjeshtës nëpër rrugët e Nju-Jorkut, transmeton Telegrafi.
Koleksioni Violeta by Mango për sezonin vjeshtë 2017 përfshin pallto të ngrohta, mantele, fustane të rehatshme, xhinse, veshje me pantallona të gjera, si edhe këpucët universale në stilin e meshkujve, çizmet dhe plot shtesa mode të cilat do t’u mundësojnë femrave që të plotësojnë veshjen moderne vjeshtore.
/Telegrafi/