Site icon Telegrafi

Për fat më të mirë bënë kurban qengjin dhe lyen shtyllat me gjak

Qëllimi i këtij kurbani ishte kthimi i fatit në favor të ekipit të tyre, i cili për herë të parë gjatë kësaj sezone luan në stadiumin e vet, pas një rinovimi disamujor.

Pas nëntë ndeshjeve pa humbje, lojtarët e Prinit humbën para publikut të vet nga Cernomrcei i Burgasit me rezultat 3-1. Pastaj humbën nga Lokomotiva e Plodvilit (2-0).

“Ne nuk duhet t’ia lejojmë vetes edhe një humbje tjetër. Lojtarët e mi nuk ndjehen mirë në barin e stadiumit tonë, sikur ecin nëpër gozhda”, tha trajneri i klubit Stefan Grozdanov.

Pirin, tetë xhiro para përfundimit të ligës së parë të kampionatit bullgar mban vendin e dhjetë në ligën me 16 ekipe. /Telegrafi/
 

Exit mobile version