Telegrafi

Për dy vite janë dorëzuar 121 ankesa në Këshillin për Etikë në Media

Për dy vite sa ekziston Komisioni për ankesa i Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), deri tani janë dorëzuar 121 ankesa, kurse për 98 prej tyre janë marrë vendime, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ankuesit më të shpeshtë kanë qenë qytetarët, mediat dhe politikanët, kurse tema më të shpeshta kanë qenë vërtetësia dhe raportimi i padrejtë, gjuha e urrejtjes, nënçmimet dhe shpifjet./Telegrafi/