Site icon Telegrafi

Për dy vite fjeti 22 orë në ditë dhe i shtoi 50 kilogramë, pas dietave dhe ushqimit të shëndetshëm riktheu linjat trupore që i kishte dikur (Foto)

Një grua e cila kishte fjetur 22 orë në ditë gjatë një periudhe gati dyvjeçare, ka zbuluar tani se si një ditë “ishte zgjuar e trashë” – me 50 kilogramë më shumë.

Gjatë vitit 2010, Mise Koakli vuante nga sëmundja e meningjitit, fruthit dhe etheve, dhe kështu ishte detyruar të qëndrojë e shtrirë, transmeton Telegrafi.

Në kohën kur kishte qëndruar e shtrirë, vazhdimisht kishte konsumuar patatina, çokollata e në veçanti në orët e vonshme të natës. Kjo 34-vjeçare nga Yorkshire, pretendon se në këtë mënyrë është trashur dhe ka shtuar mbi 50 kilogramë.

“U zgjova një ditë nga gjumi dhe isha shumë e plotë”, ka deklaruar Mise e cila tani ka arritur të humb kilogramët e tepërt.

“Nuk është se kam konsumuar mijëra kalori në ditë. Isha shëndoshur aq shumë sa që nuk mund të ngritesha. Problemi është se konsumoja gjëra jo të shëndetshme, që me sa duket më janë grumbulluar në bark gjatë orëve të gjata të gjumit”, ka shtuar ajo.

Atë e mundëm sëmundjet në nëntor të vitit 2010, duke u detyruar të qëndrojë e shtrirë për 21 muaj deri në shkurt të vitit 2013. Megjithatë pas tri viteve e kuptoi se ka ardhur koha të humb kilogramët e tepërt, duke iu nënshtruar dietave dhe ushqimit të shëndetshëm.

“E tmerruar me fotografitë që i kishte realizuar gjatë një dasme, Mise i është bashkuar pjesëmarrësve të programit “Slimming World” dhe ka arritur t’i humb 50 kilogramët që i kishte fituar gjatë kohës sa ishte e sëmurë.

Ajo tani mund sërish të vesh rrobat që dikur i veshte dhe thotë se po ndihet mirë si kurrë më parë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version