Për dy orë, nxënës dhe vullnetarë të dhjetë organizatave joqeveritare nga rajoni i Tetovës kanë grumbulluar mbi 100 qese najloni mbeturina, me rastin e shënimit të përbashkët të Ditës së Planetit Tokë dhe aksionit për grumbullimin e mbeturinave të hedhura dhe të pa grumbulluara në dhjetëra lokacione të ndryshme në Tetovë.
“Unioni i nxënësve të shkollave të mesme dhe vullnetarët e shoqatave civile kanë ardhur sot që të mbledhim mbeturina atje ku është hedhur dhe nuk është mbledhur nga ndërmarrjet komunale. Një pjesë e mbeturinave i sollëm këtu në sheshin e qytetit dhe në mënyrë simbolike bëjmë shtëpi. Me këtë duam të tregojmë kompetentëve se ka shumë mbeturina në Tetovë që nga ajo mund të bëhet shtëpi”, tha Metin Muaremi nga Qendra për Edukim dhe Zhvillim, njëra nga organizatat joqeveritare të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje.
Në aksion kanë marrë pjesë edhe disa vullnetarë në shoqatat civile të cilët kanë ardhur nga vende të tjera të qëndrimit studentor.
Ali Tash (20) nga Izmiri thotë se me kënaqësi ka marrë pjesë në aksionin sepse i pengon që ka shumë mbeturina të cilën e sheh nëpër rrugë.
Një pjesë e mbeturinave në aksioni ka mbetur në vendin e grumbullimit, ndërsa janë thirrur higjienat komunale ta mbledhin dhe ta dërgojnë në deponi./Telegrafi/