Në magjistralen Prishtinë – Han i Elezit sërish janë shembur gurët. Rruga po qëndron e bllokuar për më shumë se dy orë.
Shembja e gurëve ka ndodhur më saktësisht në Kaçanik. KosovaPress ka siguruar fotografitë direkt nga vendi i ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë punëtorët e një kompanie, të cilët po mundohen të largojnë gurët nga rruga përderisa, si pasojë është shkaktuar kolonë e gjatë. /Telegrafi/