Qeveria e Maqedonisë ka angazhuar hiq më pak se 100 persona të cilët kanë pozitën e këshilltarëve dhe stafit tjetër administrativ të cilët janë angazhuar nëpër institucione të ndryshme që udhëhiqen nga Qeveria e re, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Sipas ministrit për Administratë Publike dhe Shoqëri Informative, Damjan Mançevski, gjithashtu tha se 26 persona janë punësuar nëpër kabinetet e ministrave pa resor dhe në kabinetin e kryeministrit Zaev.
Ministritë tjera për nevoja të tyre kanë punësuar 32 këshilltarë të lëmive të ndryshme.
Vlen të theksohet se vetëm Nikolla Gruevski si kryeministër ka pasur 86 këshilltarë që e kanë këshilluar për të gjithë lëmitë. /Telegrafi/