Site icon Telegrafi

Për dy muaj 99 punësime në Ndërmarrjen Publike për rrugët shtetërore

Me gjashtë punësimet e reja në konkursin e së enjtes në Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore, për dy muaj janë punësuar gjithsej 99 persona.

Në fillim të janarit, Ndërmarrja Publike shpalli konkurs për punësim të 93 personave, nga të cilët 74 u vendosën në pikat pagesore dhe të tjerët në sektorin e kontrollit të trafikut, njofton Telegrafi Maqedoni.

Drejtori Zoran Kitanov atëherë shpjegoi se ai ishte i detyruar të shpallë konkurs, pasi shumicës së punonjësve u kishin skaduar kontratat, ndërsa gjashtë vendet e tanishme janë të zbrazëta. Tani, janë duke kërkuar katër këshilltarë ligjorë, një këshilltar për marrëdhënie me publikun dhe një sekretar teknik të drejtorit.

Pagat për zëdhënësin dhe juristët sipas njoftimit, janë 33.540 denarë, ndërsa paga për sekretarin teknik është 24.752 denarë. Shuma përcaktohet nga Bordi Drejtues i kompanisë në bazë të një rregulloreje.

Kompania për rrugët shtetërore po përgatit një njoftim tjetër për punësime të reja, ku priten të punësohen 14 inxhinierë ndërtimi, pasi ato të tanishmit kanë shumë përgjegjësi./Telegrafi/

Exit mobile version