Kombëtarja e Anglisë ka arritur një fitore të madhe në gjysmëfinale.
‘Tre Luanët’ mposhtën Danimarkën pas 120 minutave lojë me rezultat 2-1 për t’iu bashkuar Italisë në finalen e madhe të ‘Euro 2020’.
Por minutat e fundit kanë qenë spektakolare me disa pasime të futbollistëve anglezë.
Për dy minuta e 33 sekonda anglezët nuk e humbën fare topin, duke ‘çmendur’ tifozët e tyre.
Pas çdo pasimi të futbollistëve anglezë tifozët e shoqëronin me një brohoritje.
Futbollistët anglez për dy minuta e 33 sekonda kanë kompletuar 53 pasime të sakte, duke u bërë njëra nga skenat më të bukura të kësaj ndeshje gjysmëfinale.
“Kjo ishte një punë e shkëlqyer, një shenjë se ekipi ka vrapuar shumë për mos ta humbur topin. Kjo tregon vetëmohimin e skuadrës”, ka thënë kapiteni Harry Kane. /Telegrafi/