Telegrafi

Për dy jave në Prokurorinë Themelore në Gjakovë janë ngritur 75 aktakuza

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë brenda dy jave janë ngritur 75 aktakuza për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 2 aktakuza kundër dy personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës për paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 73 aktakuza, po ashtu ka bërë dhe 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 9 propozime për masë edukative, gjithashtu 7 masa për diversitet. /Telegrafi/