Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë brenda dy jave janë ngritur 75 aktakuza për vepra të ndryshme penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 2 aktakuza kundër dy personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 3 kërkesa për caktimin e masës për paraburgimit.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 73 aktakuza, po ashtu ka bërë dhe 8 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka bërë 9 propozime për masë edukative, gjithashtu 7 masa për diversitet. /Telegrafi/