Telegrafi

Për dy javë në Pollog janë arrestuar 70 persona të dyshuar për përdorimin e lëndëve narkotike

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë vazhdon me aktivitete intensive të koordinuar për zbulimin dhe sanksionimin në mënyrë ligjore personat të cilët posedojnë, shesin ose përdorin lëndë narkotike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vetëm në dy javët e fundit, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë arrestuar 70 persona të përfshirë në shitjen ose përdorimin e mariuhanë, heroinës ose kokainës.

Bëhet fjalë për një numër më të madh personash nga Tetova dhe Gostivari, të moshës prej 15 deri 46 vjeç, si dhe nga shumë fshatra të rajonit, të cilët posedojnë ose përdorin lëndë narkotike.

Pas pastrimit të plotë të të gjitha detajeve, kundër personave të zbuluar do pasojnë masa të caktuara. /Telegrafi/